Grevë urie mbarëkombëtare e emigrantëve

Jemi emigrantë dhe emigrante në Greqi. Erdhëm këtu të përndjekur nga varfëria, papunësia, luftërat, diktatura. Firmat multinacionale të Perëndimit dhe shërbëtorët e tyre politik në vendet tona, nuk na lanë tjetër zgjidhje veç të rrezikojnë jetën tonë nga 10-ra herë për të arritur në derën e Europës. Perëndimi që grabit vendin tonë, me standart jetese shumë herë më të mirë se sa atje,  është mundësia jonë e vetme për të jetuar si njerëz. Kemi ardhur (në mënyrë të rregullt ose jo) në Greqi dhe punojnë për të jetuar ne dhe fëmijët tanë. Bëjmë një jetë jo dinjitoze dhe qëndrojmë në errësirën e paligjshmërisë duke u shërbyer kështu pronarëve dhe të institucioneve të shtetit për të shfrytëzuar egërsisht punën tonë. Jetojmë nga djersa jonë dhe me ëndrrën që një ditë do të kemi të drejta të barabarta me kolegët tanë grekë.

Kohët e fundit gjërat janë vështirësuar për ne. Sa më shumë të shkurtohen rrogat dhe pensionet, sa më shumë të rriten çmimet, aq më shumë emigranti paraqitet si fajtorë, si shkaktar për mjerimin e punëtorëve grek dhe bizneseve të vogla. Propaganda e partive dhe organizatave fashiste dhe raciste është bërë gjuha zyrtare e shtetit ndaj emigracionit. Frazeologjia e tyre tashmë paraqitet e pandryshuar nga Mediat kur flasin për ne. “Propozimet” e tyre komunikohen si politikë qeveritare. Muri në Evros, kampe përqendrimi emigrantësh të lundrueshme dhe euroushtri në Egje, pogrom dhe batalione sulmuese nëpër qytete, dëbime masive. Kanë qëllim të bindin punëtorët grekë, që ne përbëjmë rrezik për ta, që e kemi ne fajin për sulmin e padëgjuar që po pësojnë nga vet qeveritë e tyre.

Gënjeshtrës dhe barbarizmit iu duhet dhënë një përgjigje dhe ne do ia japim ne, emigrantët dhe emigrantet. Qëndrojmë përpara me jetët tona për të ndaluar padrejtësinë që ndodh në kurrizin tonë. Kërkojmë legalizimin e të gjithë emigrantëve/eve, kërkojmë të drejta politike e sociale dhe detyrime të barabarta me punëtorët/et grekë. Kërkojmë nga kolegët tanë grekë, nga çdo njeri që  vuan shfrytëzimin e djersës së tij, të qëndrojë pranë nesh. Të mbështesin luftën tonë, që të mos lejoj të mbizotëroj gënjeshtra dhe padrejtësia, fashizmi dhe totalitarizmi i elitës politike dhe ekonomike. Sepse janë këto që sundojnë në vendet nga ku kemi ardhur dhe na detyruan të emigrojmë për të mundur të jetojmë me dinjitet, ne dhe fëmijët tanë.

Nuk kemi mënyrë tjetër që zëri jonë të dëgjohet, për të bërë të ditur të drejtën tonë. Treqind (300) nga ne fillojmë Grevë Urie Mbarëkombëtare në Athinë dhe në Selanik, në 25 Janar. Vëmë jetën tonë në rrezik, sepse sidoqoftë kjo nuk është jetë për një njeri me dinjitet. Preferojmë të vdesim këtu sesa fëmijët tanë të jetojnë ato që vuajtëm ne.

Janar 2011

Kuvendi i emigrantëve pjesëmarrës në grevën e urisë